close
EmisioneTop LajmeVendi

SFIDAT E 2019-ës: ANALISTËT-SHUMËÇKA VARET NGA MARRËVESHJA E PRESPËS

klandebat

Vendimtare reformat në vend, por edhe zhvillimet në rajon


Në emisionin e parë të këtij viti Klan Debat, veç të tjerash u diskutua edhe për sfidat që e presin vendin dhe rajonin në 2019. Sipas analistëve, Marrëveshja e Prespës mbetet njëra ndër çështjet kryesore, sepse përveç që prek vendin tonë, ajo mund të ketë implikime edhe në rajon.

Maqedoninë e presin një sërë detyrash shumë të rëndësishme këtë vit, deklaron politikologu Qani Nuhiu, por sipas tij, piedestali i të gjitha çështjeve mbetet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Analisti Albert Musliu një ndër sfidat kryesore të 2019, radhit edhe procesin e skrinningut, përkatësisht reformat që po bën vendi në aspiratat për t`u përfshirë në familjen evropiane.

Sipas analistit Xhelal Neziri, Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë do të sjellë stabilitet në rajon. Ai vlerëson se sipas po këtij modeli, duhet kërkuar edhe marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, pa anashkaluar çështjen e Bosnjës.

Ndërkaq, analisti Ilir Luma shprehet se shqiptarët duhet të bëjnë një politikë më të konsoliduar për të pasur qëndrueshmëri rajonale.

Në Klan Debat, ndër të tjera u tha se kalimi apo jo i ndryshimeve kushtetuese, është me rëndësi historike për të ardhmen e vendit. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia