close
Ekonomi

SFIDAT E BIZNESEVE NË ZONËN INDUSTRIALE VIZBEG

Screenshot_6

Shahini: Taksa e vendosur prej 35 euro ngulfat biznesin


Zona industriale e Vizbegut merr pjesë me rreth 3,4 për qind në BPV, edhe pse është një ndër indikatorët kryesorë që ndikon në rritjen e BPV interesi i shtetit për të ndihmuar bizneset e kësaj zone deri më tani ka qenë tejet i ulët. Kjo zone has në problem të vazhdueshme infrastrukturore, çështja e kanalizimit e shumë probleme të tjera.

Një prej problemeve aktuale e cila i tangon kompanitë që veprojnë në Zonen ekonomike të Vizbegut është shtrejtimi i tokes apo vendimi i Këshilli të Komunës së Çuçer Sandevës që taksa për rregullimin e tokës ndërtimore te shtrenjtohet dhe për 1 metër katror ajo të kushton 35 euro. Kryetari i i shoqatës së afaristëve në Vizbeg Nexhat Shahini njoftoi se kjo taksë prej 35 euro e ngulfat biznesin.

Taip Jakupi– Anëtar i shoqatës së afaristëve – Vizbeg thekson se i gjithë problemi vjen si pasoj e mungesës së decentralizimit ashtu siç duhet.

Nga OEMVP-ja kërkojnë nga institucionet kompetente që Zona ekonomike e Vizbegut të ketë një status të veçant.

Zona e Vizbegut has edhe në probleme të tjera si çështja e infrastrukturës, kanalizimi e shumë probleme të tjera. Ndryshe në këtë zonë operojnë 246 kompani, e numri i të punësuarve është më shumë se 2.800 punëtorë. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia