close
Rajoni

SFIDAT ME COVID-19: TAKIMI I MJEKËSISË NË DIASPORË

A0032916-B7F1-44C2-A10D-92C61DB5201D

Profesionistët shqiptarë të Diasporës në fushën e mjekësisë janë bërë së bashku virtualisht edhe këtë vit në “Takimin e Mjekësisë në Diasporë” i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi. Federata e mjekëve shqiptarë në Evropë u prezantua në këtë samit nga Kryetarja Dr. med. Aurora Dollenberg dhe shumë prej mjekëve të si:

– Dr.Altin Ndroi përfaqësuesi i mjekëve për Portugalinë

– Dr. Kristo Papa, përfaqësues i mjekëve për Anglinë

– Dr.Valbona Kotoni Selimaj përfaqësuese e Mjekëve në Belgjikë

– Dr.Vjola Haliti përfaqësuese e mjekëve në Shqipëri

– Dr.Arbër Morina përfaqësues i mjekëve në Kosovë

– Dr.Rezarta Elezi përfaqësuese e mjekeve ne Maqedoni

Diskutimi u zhvillua në tre panele:

-“Politikat shtetërore, mjekët shqiptarë në Diasporë dhe roli i rrjetit të profesionistëve”,

-“COVID-19, Sfidat, vështirësitë dhe menaxhimi i situatës nga mjekët në vend dhe në Diasporë” si dhe

-“Vaksina, një lehtësim për sistemin shëndetësor dhe jetën e qytetarëve”.

Federata e Mjekëve prezantoi punën e bërë në vitin pandemik 2020 – 2021 dhe të gjitha projektet që mjekët e federatës kanë për qëllim ti realizojnë në vitin 2021.Qëllim prioritar ka sigurimi i vaksinave dhe një testim sa më i shpeshtë madje deri në falas falas të pacientëve dhe të popullatës shqiptare .Në këtë takim pati një pjesmarrje shumë të gjerë të mjekëve dhe të anëtarëve të federatës duke shkëmbyer njohuritë dhe eksperiencat e deritanishme qe kemi në konfrontimin që kemi në pëditshmërinë tonë në luftën kundër COVID – 19.

Dr.med Aurora Dollenberg prezantoi hapat terapeutike dhe diagnostike që zbatohen në pjesën më të madhe te vendeve europiane në bazë te unifikimit te protokolleve te trajtimit që është bërë nga puna e federatës gjatë gjithë vitit pandemik .Konferenca pati për qëllim edhe njohjen me punën e mirë të bërë nga qeveria shqiptare dhe nga sistemi shëndetsor shqiptar i deri tanishëm .I përgëzojmë të gjithë kolegët por edhe përfaqësuesit e stukturave shëndetsore për angazhimin e tyre dhe përgjegjshmërinë që kanë në pëballimin e sfidave të pëditshme që nga mutacionet e reja ,qe nga numri i rritur i testimeve dhe deri tek diagnostikimi sa më i saktë I COVID-19 .

OGERTA MANASTRILIU MINISTRE E SHËNDETËSISË SË SHQIPËRISË

“Jam shumë e lumtur që organizojmë një takim virtual, edhe pse do doja të ishim të gjithë bashkë si vitin e shkuar, një takim nga ku lindën shumë ide. Dua të falenderoj të gjithë mjekët për të gjithë rolin që kanë pasur përgjatë këtij viti, i cili konsiderohet si viti më i vështirë në këtë luftë me COVID-19. Dua të falenderoj të gjithë mjekët e Diasporës për kontributin e tyre për të menaxhuar bashkë këtë pandemi, duke ndarë me ne eksperiencën e tyre, praktikat e punës dhe protokollet shëndetësore. Pavarësisht se ku jetoni ju mbeteni mjekë që jepni një kontribut të madh për vendin dhe shqiptarët kudo që janë. Unë e mbështesë shumë këtë rrjet profesionistësh, një rrjet, i cili veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë tregoi një gatishmëri për bashkëpunim”.Dua t’iu bëj thirrje të gjithëve ju, mjekë të diasporës, që të jepni kontributin tuaj personal në krijimin e këtij modeli të ri. Brenda dy javësh do të hapim thirrjen për rekrutimin e personelit mjekësor për këtë spital, i cili do të menaxhohet nga kolegë turk për një periudhë, deri sa të ngrihet modeli.

PANDELI MAJKO, MINISTRI I SHTETIT PËR DIASPORËN

“ Kjo që po kalojmë i ka bërë mjekët protagonistët e kohës. Mendoj se mjekët e Diasporës e kanë fituar statusin për të qenë prezent me opinionin publik në Shqipëri. Opinioni u njoh me një rrjet të zgjeruar mjekësh në Diasporë gjatë kohës së pandemisë. Ekspertë që nuk kanë nevojë për fjalë, sepse e kanë dëshmuar me statusin që kanë fituar në vendin ku jetojnë. …

 

ENVER ROSHI, KRYETARI I KOMISIONIT TË SHËNDETËSISË DHE PUNËVE SOCIALE

“Mjekët e Diasporës përfaqësojnë atë pjesë fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Kanë çuar në një shtet tjetër imazhin e Shqipërisë. Kjo pandemi nxori edhe më shumë në pah vlerat e tyre përballë nesh. … .. Mesazhet që mjekët e Diasporës kanë qenë vërtet të rëndësishëm, kanë dhënë shumë këshilla të vlefshme, duke qenë kështu një kontribut i madh në luftën kundër pandemisë.”

ARBEN GJATA, REKTORI I FAKULTETIT TË MJEKËSISË

“Mjekët e Diasporës na kanë ndihmuar me literaturë, me sugjerime, ide. Një libër shumë I rëndësishëm na ka ardhur shumë shpejt falë mjekëve tanë në Diasporë, një libër që për stafin mjekësor ishte shumë i dobishëm. Kjo pandemi i riktheu mjekut vlerën e vet, mjekëve në Shqipëri, një imazh i prishur për shkak të disa rasteve sporadike. Ne jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi, sepse mjekët në Diasporë janë një pasuri intelektuale për ne. Është shumë I domosdoshëm bashkëpunimi me kolegët jashtë dhe një bashkëpunim shumë i fortë midis universiteteve shqiptare të mjekësisë, mes Universitetit të Tiranës, Prishtinës, Tetovës dhe të kemi një bashkëpunim mbarëshqiptarë.”

FATMIR BRAHIMJA, PRESIDENTI I URDHRIT TË MJEKUT

“Kemi konstatuar se ju jeni kontribues të shquar në sistemin shëndetësor, jeni pjesë aktive e sistemeve shëndetësore të njësive shëndetësore ku punoni. Sot në revista prestigjioze shkencore mund të shohim emra të shumtë të shqiptarëve. Në gjendjen civile dhe tek Urdhri i Mjekut ju jeni ende të regjistruar, ndaj do ju lutesha të na ndihmoni me arritjet, kualifikimet që keni bërë në mënyrë që të rinovojmë të dhënat tuaj dhe të nxisim bashkëpunimet në fusha të ndryshme.”

Të ftuar të tjerë special në Takimin e dytë të Mjekësisë në Diasporë ishin edhe Dr.Erjona Heta – Konsulle Nderi në Gjermani, Znj.Anduen Stephan, Znj.Anila Hyka Nënkryetare e Fondit të Zhvillimit për Diasporën ,Znj.Anila Börger dhe Z.Neshat Asllani. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia