close
ShëndetsiTop LajmeVendi

Sfidat me Kovid-19 ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkan

yyyy

SMAILOVIQ: KONTRABANDISTËT NUK ZGJEDHIN MËNYRA PËR TË PËRFITUAR NGA MIGRANTËT

 Organizata jo qeveritare Legis prezentoi analizat e projektit “Sfidat COVID-19 në kuadër të reagimit ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor“  raporton KlanM

Ekipi hulumtues paraqiti probleme të ngjashme dhe përvojë pozitive në sigurimin e aksesit në të drejtat shëndetësore për refugjatët dhe migrantët në rrugën e ballkanit perëndimor.

“Nëse në vitin 2015 arritëm ta përballonim mirë krizën e emigrantëve, ku pothuajse një milion njerëz kaluan tranzit nëpër vend tone, ngjarjet që u krijuan për ne një situatë e re, Covid 19 situata na bëri që disi të rigrupohemi dhe të shohim se çfarë do të bëjmë me këta njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të cilat mund të përbëjnë rrezik për shëndetin publik,” Dejan Ivanovski – Udhëheqës i Departamentit për Azilin, Migracionin dhe Ndihmën Humanitare

Mersiha Smailovi nga OJQ-ja Legis tha se refugjatët ende mbeten shënjestër e rrjeteve të kontrabandës të cilët nuk zgjedhin mjetet dhe mënyrën për t’i transferuar nga njëri kufi në tjetrin.

“Fatkeqësisht, rrjetet dhe hallkat e kontrabandës e bëjnë udhëtimin e migranteve edhe më të vështirë, ndaj kontrabandistët nuk zgjedhin mjetet dhe mënyrën për t’i transferuar nga njëri kufi në tjetrin, duke grumbulluar, udhëtime natën dhe kushte shumë të vështira ku familje të tëra ndahen,”Mersiha Smailoviq – OJQ Legis

 Ky projekt është mbështetur nga The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe kjo konferencë ishte përfundimi i projektit rajonal për sfidat me Covid 19 për migrantët dhe refugjatët, më parë janë bërë hulumtime edhe në Bosnje, Serbi, e sot janë prezantuar analizat para institucioneve shtetërore të RMV-së./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia