close
Sport

Shakhtar Donetsk nis turin e paqes

378bc923-ec7e-4e32-918f-61d3604ef053

Klubi më i madh i futbollit në lindje të Ukrainës, Shakhtar Donetsk ka rihapur turin të cilin e kanë quajtur “Futbolli për paqe”. Ndeshjen e parë miqësore e kanë luajtur ndaj skuadrës greke të Olympiakos.

Lojtarët mbanin të veshur bluzë me emrin e 10 qyteteve që janë rrethuar nga ushtria ruse.

Ndeshja u zhvillua përpara 5 mijë tifozëve dhe Olympiakos fitoi me rezultatin 1-0.

Po ashtu 176 lodra u vendosën në stolat e stadiumit për të përkujtuar fëmijët që kanë humbur jetën si pasojë e agresioni ushtarak.

Turi i bamirësisë synon që të rrisë fondet për të ndihmuar popullin ukrainas që është prekur nga lufta.

Klubi ukrainas do ta vazhdojë turin në Gdansk të Polonisë në një ndeshje kundër Lehya-s më 14 Prill./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia