close
Sport

SHALLAND: PERIUDHË E VËSHTIRË TË LUHEJ KJO NDESHJE

6B982AD0-3AC2-405E-8057-5F310A422F79

Seleksionuesi I Kombëtares së Kosovës Bernard Shalland ka uruar Maqedoninë e Veriut për fitore, duke theksuar se në këtë moment ka qenë periudha e vështirë të luhet kjo ndeshje duke aluduar në mungesat e futbollistëve kyç të Kosovës Milot Rashica, Vedad Muriqi dhe Amir Rahmani.

“Urime për Maqedoninë, ishte një ndeshje e rëndë për dy kombëtaret. Mendoj se zhvilluam ndeshje të mirë në pjesën e parë, por nuk patëm fat. Në pjesën e dytë nuk ishim në nivelin e duhur, ne duhej të rrezikonim, u munduam të zhvillojmë lojë ofensive dh të shënojmë por nuk ia arritëm. Fatkeqësisht të vetmin shans që e patëm ishte në fund të ndeshjes dhe nuk arritëm ta shfrytëzojmë. Uroj edhe ekipim tim, patëm paraqitje të mirë në Ligën e Kombeve. Jemi të zhgënjyer që nuk e kurorëzuam me fitore, por kjo ishte një periudhë e vështirë për ne që të zhvillohej kjo ndeshje” – ka thënë Shalland në Konferencën për media pas përfundimit të ndeshjes./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia