close
Vendi

SHAQIR EF.FETAHU ZYRTARISHT REISUL ULEMA I BFI-së

41BE74D1-FF82-4102-B573-AE49E8E1BE0F

KREU I RI BFI-SË, MORRI PËRKRAHJE NGA KRERËT RAJONAL TË BASHKËSIVE ISLAME


Nën prezencën e përfaqësuesve diplomatik, fytyrave të larta politike dhe ushtarake në vend, si dhe kryetarët e bashkësive fetare rajonale, kreu i ri i Bashkësisë fetare Islame, Shaqir Fetai, e morri edhe zyrtarisht detyrën.
Me këtë menshura verifikohet legjitimiteti dhe ligjshmëria e zgjedhjes së reis-sul ulemasë.
E pas ceremonisë, reis-ulema hafëz efendi Fetai, u prononcua për media.

E përkrahjen për Reisin e ri, kishin ardhur ta shprehin në vendngjarje, kryetarët e bashkësive fetare të Shqipërisë dhe Kosovës.

AVDIJA ASANOVIQ
– KOMUNITETI MYSLIMAN NË KROACI

Kam ardhur nga Kroacia me kënaqësinë më të madhe që të ndajmë gëzimin e kësaj dite.
Vizita jonë e sotshme do të shfrytëzohet edhe për të bërë thirrje për bashkëpunim në aspektin kulturor, fetar, humanitar dhe shëndetësor, sepse nuk duhet harruar se shqiptarët, turqit, boshnjakët janë popuj autokton evropian dhe kanë përgjegjësinë më të madhe për kuptimin e vërtetë të islamit.

Fetahu pati vetëm një kundër-kandidat, e u zgjodh me vetëm 3 vota kundër në zgjedhjet që u mbajtën një javë më parë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia