close
Vendi

Shaqiri: Këtë vit regjistrimi në shkollat e mesme në formë elektronike

untitled-8

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e shërbimit të ri të realizuar në kuadër të projektit “Digjitalizimi i shërbimeve në sektorin e Arsimit”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup deklaroi se një numër i madh i nxënësve të klasës së nëntë që nga shtatori i këtij viti do të regjistrohen në Shkollë të Mesme , në mënyrë elektronike.

Nga Ministria e Arsimit njoftojnë se “Bashkë me ta do të realizohet edhe trajnimi i drejtorëve të Shkollave të Mesme, të cilët do të njihen me mënyrën e funksionimit të shërbimit të ri elektronik dhe përfitimet e tij. “Realizimi i suksesshëm i trajnimeve do të thotë realizim i suksesshëm praktik i shërbimit të ri elektronik”, ka theksuar Shaqiri.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia