close
Top LajmeVendi

Shaqiri: Me SASHK-un do të bisedohet për marrëveshjet kolektive, jo për ofertë konkrete financiare

Shaqiri-1

Në takimi e sotshëm i cili pritet të mbahet në mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk do të ofrohet përqindje e re për paga më të larta në arsim. Kështu njoftoi Ministri i arsimit Jeton Shaqiri, sipas tij në këtë takim do të bisedohet rreth  marrëveshjeve kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të diskutohet për ofertën e re të pagave.

 “Sot nuk do të kemi një ofertë të re financiare. Do të diskutojmë se si të gjejmë një model për ofertën përfundimtare dhe kur dhe si do të realizohet e njëjta”, tha Shaqiri.

Ministri Shaqiri më tej ka potencuar  se MASH ka përllogaritje nga Ministria e Financave dhe pret që në fillim të javës së ardhshme të ketë një përgjigje dhe marrëveshje përfundimtare mes të dyja palëve për këtë çështje.

 “Kemi hapur diskutim dhe jemi drejt fundit të negociatave për marrëveshjet e reja kolektive dhe çfarë do të përfshihet në to. Në sektorin e arsimit ka më shumë se dhjetë vjet që nuk është nënshkruar marrëveshje kolektive”, deklaroi   Shaqiri.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia