close
Top LajmeVendi

SHAQIRI: NISJA E SHKOLLAVE – VENDIMI NË FUND TË JAVËS

Screenshot_5

GJYSMËVJETORI I DYTË DUHET TË FILLOJË MË 1 SHKURT


Ministri  I Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka deklaruar se deri në fund të javës do të vendoset për fillimin e gjysëmvjetori të dytë, pavarësisht shifrave të larta të infektimeve si pasojë e varinatit Omicron të virusit.

JETON SHAQIRI-MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Të gjithë e dimë që variant omicron se është variant I ri dhe numrat janë në rritje, por dhe të gjithë e dimë faktin dhe kërkesën që ka pasur Komisioni për Sëmundje Infektuese na ka treguar se fëmijët edhe nësë fillojnë në shkollë janë të mbrojtur sepse edhe kur nuk janë në mësim ato janë në mundësi për tu infektuar nga virusi. Për mua ka rëndësi fakti se të gjithë femijët presin me padurim të fillojnë në shkollë.

Shaqiri ka thesuar që edhe përkundrejt variantit të ri , duhet të ndiqen rekomandimet për respektimin e masave si dhe zhvillimin e një procesi arsimor cilësor për të gjithë nxënësit.

JETON SHAQIRI-MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Duhet te kihen parasysh edhe rekomandimet e UNICEF-it për mos mbylljen e shkollave , të jëtë vendimi I fundit, kjo mbyllje ishte e përkohshme, për të pritur pikun e variantit omikron dhe pastaj të filloj mësimi.

Përndryshe edhe pse fillimi I gjysëmvjetorit të dytë ishte panifikuar që të filloj me 20 Janar I njëjti me vendim të qeverisë dhe Komisionit për sëmundje Infektive u prolongua për me 1 Shkurt./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia