close
Top LajmeVendi

SHARL MISHEL DHE MESAZHET PËR METODOLOGJINË E RE?

Screenshot_8

Presidenti i Këshillit Evropian në Tiranë e Shkup


Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Tiranë e Shkup bisedoi rreth ambicieve të dy vendeve për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Maqedonia e Veriut ka të drejtë për një proces paralel, negociatat sipas metodologjisë së re – thotë ish-Kryeministri Zoran Zaev. Mishel sonte do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski kurse nesër në mëngjes do të realizojë takime me disa ministra të qeverisë si dhe me liderët e LSDM-së e VMRO-DPMNE-së.

Prej se në mëngjes nënshkroi Marrëveshjen për BREXIT, Sharl Mishel u nis për ti vizituar vendet aspirante për BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin nga Presidenti i ri i Këshillit Evropian të dëgjojnë më shumë detaje për metodologjinë e re franceze dhe nëse deri në maj do të dihet data e fillimit të procesit.

“Për ne ky është një vendim historik. Besoj se mund të marrim më shumë informata se kur planifikohet miratimi i metodologjisë, marrëdhëniet e vendeve anëtare ndaj metodologjisë, të paktën nga ajo që shihet, për shkak se e dijmë që më 29 Janar BE-ja do ta publikojë metodologjinë. Për mua është e rëndësishme të kem një konfirmim nga Presidenti i Këshillit Evropian se vendimi për zgjerimin dha marrja e datës për RMV-në bëhet paralelisht, pa amrër parasysh nëse metodologjia do të jetë gati ose jo. Ne kemi të drejtë për një vendim paralel. Prresim sa më shpejtë datë për fillimin e negociatave.” – tha Zoran Zaev, Ish-Kryeministër.

Sharl Mishel, gjatë marrjes së funksionit mga Donal Tusk, premtoi një stil personal në punën e tij. Do të jetë i gatshëm për dialog dhe i përkushtuar në ndërtimin e urave mes njerëzve

 “Dua të bëj gjithçka për promovimin e respektimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë mes liderëve evropian dhe vendeve anëtare. Dua që Evropa të bëhet lider global i energjisë së gjelbërt me vende pune, inovacione dhe kualitet të lartë të jetës.” – tha Sharl Mishel, President i Këshillit Evropian.

Por, pikërisht Këshilli Evropian, kohë më parë, në Tetor të vitit të kaluar, ishte vendi ku pati mospajtime rreth vetos franceze që bllokoi negociatat aderuese që ishin premtuar për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Detyra e Mishelit, tashmë është që kjo cështje të kthehet në agjendë, duke bërë kompromise mes kërkesës franceze për negociata më efikase e më rigoroze dhe premtimit që shumë liderë duan ta realizojnë, të fillojnë procesin me Shkupin dhe Tiranën. /Biljana Georgijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia