close
Kuriozitet

SHBA deklasifikon dosjet: Objekti hapësinor që shpërtheu në qiell ishte nga një tjetër sistem yjor

iYva6BwKJT6XwHg9MgcqBj-970-80

Një objekt hapësinor që shpërtheu në qiell mbi Papua Guinenë e Re në vitin 2014 ishte në fakt një objekt nga një sistem tjetër yjor, sipas një memo të fundit të lëshuar nga Komanda Hapësinore e SHBA (USSC), që ka deklasifikuar dosje për këtë informacion.

Objekti, një meteor i vogël me përmasa vetëm 0.45 metra i gjerë, u fut në atmosferën e Tokës më 8 Janar 2014, pasi udhëtoi nëpër hapësirë me më shumë se 130.000 milje.

Studimi i vitit 2019 argumentoi se shpejtësia e meteorit të vogël, së bashku me trajektoren e orbitës së tij, vërtetoi objekti kishte origjinën shumë përtej sistemit tonë diellor.

Por me gjithë sigurinë e autorëve të studimit, punimi i ekipit nuk u botua në një revistë shkencore, pasi disa nga të dhënat e nevojshme për të verifikuar llogaritjet e tyre u konsideruan informacione të klasifikuara nga qeveria amerikane.

Tani, shkencëtarët e Komandës Hapësinore të SHBA kanë konfirmuar zyrtarisht zbulimet e ekipit.

Zv/komandanti i Komandës Hapësinore Amerikane, John E. Shaw, ka konfirmuar se analiza e bëra nga grupi i studimit ishte mjaft e saktë. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia