close
Bota

SHBA DHE BE SANKSIONOJNË BJELLORUSINË

22266551-FAD0-4283-AD2F-EA6B512F1B08

SHBA dhe BE, pas gati gjashtë javësh përplasjesh diplomatike, vendosën sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përgjegjës për mashtrimet në zgjedhjet presidenciale të gushtit dhe goditjes brutale ndaj protestuesve dhe anëtarëve të opozitës. Lukashenka nuk është në listën e sanksioneve, por diplomatët e BE-së kanë thënë se ai mund të shtohet në një datë të mëvonshme. Bjellorusia ka akuzuar Bashkimin Evropian për vendosjen e “masës ndëshkuese” ndaj Bjellorusisë, sepse, sipas tyre, “nuk ishte në përputhje me një sërë kërkesash ultimatumi që asnjë shtet sovran i vetë-respektuar nuk do të plotësonte.”

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia