close
Bota

SHBA DHE BE: TURQIA TË RESPEKTOJË RENDIN KUSHTETUES

mogherini-kerry-eu-us-differences.si_-655×356

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka paralajmëruar Turqinë që të  respektojë sundimin e ligjit. Reagimi vjen ndërkohë që në Turqi po kryhen arrestime masive të gjyqtarëve, policëve, gjeneralëve dhe madje edhe të ushtarëve të thjeshtë. Të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Shefja e politikës së Jashtme Federica Mogherini paralajmëroi qeverinë turke se marrja e hapave të tillë do të dëmtojë rendin kushtetues. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn tha se qeveria turke duket se kishte përgatitur më herët arrestimet masive të gjyqtarëve.

Ndërkaq, kryeministri turk, Binali Jëldirim, ka deklaruar se qeveria e tij do të veprojë në përputhje me ligjin  gjatë ‘qërrimit të hesapeve’ me përgjegjësit e puçit të dështuar të së premtes. Ai, po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve  që të përmbahen nga hapat të cilët mund të dëmtojnë ushtrinë dhe ushtarët turq. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia