close
Bota

SHBA DHE RUSIA PËRFUNDOJNË PA SUKSES BISEDIMET PËR UKRAINËN

blinken-2

Palët ndanë me sinqeritet pikëpamjet e tyre ndërsa ruajtën pozicionet rreth rolit të NATO-s


Në deklarimet pas takimit, Blinken dhe Lavrov i konsideruan të sinqerta bisedimet mes tyre në Gjenevë edhe pse ata nuk arritën që të ulin tensionet rreth Ukrainës. Kryediplomati rus shpreson se pas këtij takimi emocionet e perëndimit mbi Ukrainën do të qetësoheshin.

Lavrov përsëriti pohimet e mëparshme sefederata ruse nuk përbën kërcënim për fqinjin e saj.

Kërkesat ruse përfshijnë një premtim nga NATO për të mos pranuar kurrë Ukrainën dhe për një tërheqje të konsiderueshme të aleancës nga Europa Lindore. Rusia dëshiron “tërheqjen e forcave të huaja, pajisjeve dhe armëve” nga vendet që nuk ishin anëtare të NATO-s para vitit 1997, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.

Uashingtoni ka rënë dakord që të japë komente me shkrim për Rusinë për këtë çështje. Blinken, në anën tjetër, ka paralajmëruar Rusinë për kundërpërgjigje të shpejtë të ashpër dhe pasoja të rënda ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nëse pushton Ukrainën. Shefi i Departamentit të Shtetit theksoi se Uashingtoni mbetet i hapur për të gjetur me Moskën një zgjidhje paqësore dhe diplomatike për krizën.

Të dyja palët ranë dakord se që bisedimet të vazhdojnë. Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në Krime dhe pranë kufijve të Ukrainës, duke ngritur alarmin në kryeqytetet perëndimore se Moska po përgatit veprime të mëtejshme ushtarake kundër Ukrainës. Kremlini mbështet luftëtarët separatistë në një luftë të vazhdueshme në Ukrainën lindore që ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave që nga viti 2014, të njëjtin vit kur aneksoi ilegalisht Krimenë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia