close
Bota

SHBA DREJT VAKSINIMIT TË DETYRUAR ANTI-COVID

BF0C1761-B53A-4368-8553-25F115A774E8

PENTAGONI KUSHT VETËM VAKSINA PFIZER QË KA MARRË AUTORIZIM TË PLOTË NGA FDA


Pas miratimit të plotë të vaksinës Pfizer nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, duke  e kthyer në vaksinën e parë e cila parandalon Covid-19, shumë institucione në SHBA po shikojnë mundësinë e bërjes së vaksinës anti-covid të detyrueshme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kërkoi nga sektori privat dhe qeveritë lokale që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Nëse jeni udhëheqës biznesi, udhëheqës jofitimprurës, udhëheqës shtetëror ose lokal, që keni pritur miratimin e plotë të FDA-së për të kërkuar vaksinimin, unë ju bëj thirrje që ta bëni këtë tani”, deklaroi Biden, menjëherë pas njoftimit të FDA-së.

Pentagoni është institutcioni i parë i cili është duke u përgatitur për përfshirjen e vaksinës në listën e injeksioneve të detyrueshme për personelin ushtarak amerikan. Dhe ky urdhër vlen vetëm për vaksinën e Pfizer e cila ka marrë autorizim të plotë.

Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent që prej 11 dhjetorit të 2020. Ndërkohë që më 23 Gusht ka marrë aprovim të plotë për përdorim për personat mbi 16 vjeç. Në SHBA mbi 204 milionë njerëz vetëm e kanë marrë këtë vaksinë. Veç Pfazier në shtetet e bashkuara përdoren edhe dy vaksina të tjera, Moderna dhe Johnson&Johnson. Edhe Moderna është drejt aprovimit të plotë nga FDA./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia