close
Bota

SHBA: FUSHATA E DEMOKRATËVE NË SHËNJESTËR TË SULMIT KIBERNETIK?

download-6-644×356

Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara po hetojnë mundësinë e një sulmi kibernetik në rrjetin kompjuterik të kandidates presidenciale Hillary Clinton, si pjesë e një sulmi më të madh kibernetik ndaj Partisë Demokrate.Zyrtarët e zbatimit të ligjit u thanë mediave amerikane se FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë janë duke zhvilluar hetime në këtë çështje.

Zyrtarët e fushatës së zonjës Clinton thanë të premten vonë se një nga qendrat e tyre me të dhëna duket se ka patur ndërhyrje, por se kompjuterët e tyre mirëmbahen nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve i cili, po ashtu ishte objekt i një sulmi kibernetik.

Zyrtarë të Partisë Demokrate kanë lënë të kuptohet se Rusia është përfshirë në këto dy sulme kibernetike ndaj rrjeteve të saj kompjuterike, duke shtuar akuzat e pakonfirmuara se Moska është duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në favor të kandidatit republikan Donald Trump. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia