close
Bota

SHBA: GEORGE BUSH MBËSHTET DEMONSTRUESIT

download

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka deklaruar se vrasja para një jave e  afroamerikanit të paarmatosur George Floyd shpreh atë që ai e ka quajtur ‘mossukses shokues’ të luftës  kundër racizmit. Me këtë rast Bush i ka bërë thirrje administratës amerikane që të dëgjojë kërkesat e demonstruesve.

Agjencitë e lajmeve thonë se deklarata e ish-presidentit dëshmon se qëndrimi i tij dallon nga ai i presidentit Donald Trump: Ndonëse nuk ka përmendur emrin e tij, George W. Bush konsideron se demonstratat anembanë vendit i nxiti devijimi nga vlerat amerikane.

‘E vetmja mënyrë që të shohim veten në dritën e plotë është duke dëgjuar zërin e shumë të lënduarëve dhe të atyre që mbajnë zi,’ – transmeton agjencia Rojters deklaratën e ish-presidentit që, si dhe zoti Trump, i përket familjes partiake republikane. ‘Ata të cilët dëshirojnë të heshtin këto zëra nuk e kuptojnë rëndësinë e Amerikës ose se si ajo bëhet vend më i mirë’- ka tërhequr vërejtjen Bush.  Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar t’i jap fund “trazirave dhe veprimeve të paligjshme” në të gjithë vendin, por përleshjet midis policisë dhe protestuesve shpërthyen për një natë të shtatë të hënën, madje edhe pasi kryebashkiakët e qyteteve të mëdha vendosën masa të ndalim qarkullimit për të mos lejuar daljen e njerëzve në rrugë dhe dislokimit të Gardës Kombëtare për shuarjen e protestave të dhunshme. Zëri i Amerikës thotë se aktualisht Trump po përballet me kritika për mos ndjekjen e rolit tradicional presidencial të “kryengushëlluesit” që nga vdekja e zotit Floyd, e cila ka shkaktuar një shpërthim kombëtar të agonisë dhe zemërimit.

Demonstratat filluan një javë më parë në Mineapolis, ku George Floyd, një 46 vjeçar afrikano-amerikan, vdiq në një rrugë pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë ndërkohë që Floyd thoshte se nuk mund të merrte frymë./ Klan Macedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia