close
Bota

SHBA: HETOHET VRASJA E LUANIT CICIL

no thumb

Zyrtarët Amerikanë kanë nisur një hetim për vrasjen e një luani, i njohur si luani më i famshëm i Zimbabve në Afrikë, i cili u vra më 6 Korrik.

Dyshohet që vrasja e “mbretit të kafshëve” është kryer nga shtetasi amerikan me emrin Ualter Palmer.

Ai më herët është shprehur se mendonte që vrasja e luanëve të Zimbabve ishte e ligjshme, ndërkohë që dy persona janë arrestuar nga autoritetet vendase.
Shtëpia e Bardhë tha se do të shqyrtojë një kërkesë publike për të ekstraduar dentistin amerikan, pas 100.000 nënshkrimeve të mbledhura për këtë qëllim në SHBA.

Zëdhënësi i saj tha se është interesuar në departamentin amerikan të drejtësisë për të tërhequr  urdhërin e ekstradimit të Palmer. /Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia