close
Bota

SHBA: ISH-SHEFI I FBI-së KRITIKA TRAMPIT

i_1521359460-5251558

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është “moralisht i papërshtatshëm” për të qenë president, ka thënë ish-shefi i FBI-së, James Comey.

Këto komente Comey i ka bërë në një intervistë për televizionin ABC, pak ditë para se libri i tij “Një besnikëri më e lartë: e vërteta, gënjeshtrat dhe lidershipi” të botohet, në të cilin ai jep detaje për marrëdhënien e tij me presidentin.

Comey e ka kritikuar Trumpin për “mënyrën se si flet dhe sillet me gratë sikur të ishin copa mishi”. Ai ka thënë se Trump “vazhdimisht gënjen për çështje të mëdha dhe të vogla dhe insiston se populli amerikan e beson atë”. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia