close
Bota

SHBA-ja NIS MILIONA VAKSINA DREJT VENDEVE TJERA

-1x-1

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet tjera këtë javë, teksa një sondazh ka treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë thënë se nuk duan të imunizohen. Të 22 milionë dozat janë dërguar në 23 shtete, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 23 korrik. Deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksine do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera, ka shtuar ajo. Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit. Megjithatë, ende ekziston hapësirë e konsiderueshme në sasinë e vaksinave që kanë vendet e pasura kundrejt atyre që janë të varfra.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia