close
Bota

SHBA: JOHN KERRY NË GJEORGJI DHE UKRAINË

largea_231bb5e6-e8f9-4d2c-a88f-cbbab953fcb4_w987_r1_s1467788278

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të vizitoj Evropën për vizita solidarizuese, që synojnë sigurimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës se këto dy vende të përfshira nga konflikti, nuk janë lënë anash nga komuniteti transatlantik.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se Kerry do ta ofroj mbështetjen e tij për “aspiratat evro-atlantike” të Gjeorgjisë në takimet me qeverinë dhe opozitën e këtij vendi në kryeqytetin Tbilisi, gjatë ditës së sotme. Këto vizita po bëhen para samitit të NATO-s në Varshavë të Polonisë, ku aksionet ruse në pjesën lindore të Evropës do të jenë çështje kryesore. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia