close
RajoniTop LajmeVendi

SHBA kundër ndarjes së Shqipërisë nga RMV-ja në BE

auto_departamentr1-11646496785

PRICE: TË DYJA SHTETET TË HAPIN NEGOCIATAT NË NJË KOHË

 Uashingtoni zyrtar ka hedhur poshtë opsionin që në qershor Brukseli të vlerësojë ndarazi Tiranën nga Shkupi në hapjen e negociatave. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price tha se është koha që Maqedonia dhe Shqipëria të vazhdojnë së bashku drejt konferencës së parë ndërqeveritare për mbajtjen e së cilës administrata e BIDEN po lobon fuqishëm në Bullgari.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë lexuar si duhet rezultatin e këshillimit kombëtar të shqiptarëve që në pyetësorin e qeverisë u deklaruan në masë për ndarjen nga Maqedonia e Veriut në muajin qershor nëse vetoja bullgare mbetet në fuqi.

Në një deklaratë departamenti amerikan i shtetit është shprehur kundër këtij opsioni ashtu sikur janë shprehur shumica e shteteve anëtare të BE-së. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit NED PRICE u tha gazetarëve se është koha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë së bashku në fazën tjetër drejt BE-së.

Sipas Price  Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të arritur që të zgjidhen sa më  shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, në mënyrë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet e para-anëtarësimit me BE-në.

Price nuk preferoi qe të zbulojë detaje të ketyre bisedave dhe te lobimi ku ai permendi vetëm bisedimet mes sekretarit Blinken dhe ministrit të jashtëm francez Yves Le Drian.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh një mbështetëse e fortë e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin, tha Price.

Ne vleresimin amerikan të dy vendet i kanë përfunduar detyrat bazë ndaj ne Uashington besojnë se është koha për Tiranën dhe Shkupin për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit.

Ne Bullgari pranohet presioni amerikan por mes partive te koalicionit qeveritar ka dallime të medha nëse duhet hequr vetoja përpara se Shkupi të plotesojë kushtin kryesor që bullgarët maqedonas të përfshihen në kushtetutën e vendit si popull shtetformues vendim I vështirë për maqedonasit pasi kërkon dy të tretat e votave në parlamentin e tyre./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia