close
Bota

SHBA MIRATON SHITJEN E ARMËVE NË TAJVAN

Screenshot_7

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve ushtarake në Tajvan, në vlerë prej 2.2 miliardë dollarësh, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Pekinit. Departamenti autorizoi shitjen e mundshme të 108 tankeve Abrams, 250 raketave Stinger dhe të pajisjeve të tjera, si dhe njoftoi Kongresin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të anulojnë shitjen, duke thënë se Pekini e kundërshton fuqishëm këtë veprim.

Kina e konsideron Tajvanin si një provincë renegatë dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i mundshëm i forcës për të rifituar kontrollin e ishullit. Zyra e Presidentit të Tajvanit shprehu mirënjohje për Qeverinë e SHBA-së për shitjen e armëve. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia