close
Bota

SHBA: NDËRRON JETË EDHE NJË POLIC I KAPITOLIT

89C78BFD-7CEF-462F-BCAD-D891DEBB591E

DYSHIME PËR VETËVRASJE PAS TRAZIRAVE


Autoritetet amerikane kanë njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një polic I ngarkuar për ruajtjen e Kapitolit. Policia ka thënë se polici Hauard Libengud, gjatë protestës dhe dhunës së shkaktuar nga simpatizantët e Presidentit në largim Donald Tramp, nuk ka qenë në detyrë, por nuk dihet shkaku I vdekjes së tij.

Por, dy zyrtarë policorë, në kushte anonimiteti,  kanë thënë për gazetën amerikane “Uashington Post” se 51-vjecari Libengud ka bërë vetëvrasje, disa ditë pas ngjarjeve të dhunshme në ndërtesën e Kongresit.

Vdekja e Libengudit vjen disa ditë pas vdekjes së policit të ngarkuar për mbrojtjen e Kongresit, Brajan Siknik, I cili ndërroi jetë pas lëndimeve të marra gjatë përplasjes me simpatizantët e presidentit Tramp.

Pesë njerëz duke llogaritur edhe policin Siknik, që siguronte Kapitolin, janë vrarë gjatë trazirave të së Mërkurës, kurse dhjetëra të tjerë janë nën akuza.

Protestat e dhunshme në Kongresin amerikan ndodhën pasi Presidenti në largim Donald Tramp refuzoi të pranojë fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia