close
Bota

SHBA: OBAMA DHE CLINTON SË BASHKU NË NJË TAKIM ELEKTORAL

RTR3AZOH-1-e1421855041222

Presidenti amerikan, Barack Obama mori pjesë, për herë të parë, në një takim elektoral të kandidates demokrate për president, Hillary Clinton.

”Unë do të votoj për Clinton. Unë e di se sa e mençur dhe sa e përgatitur është ajo për ngjarjet”, deklaroi Obama në takimin elektoral të zhvilluar në Karolinën e Veriut.

Obama dhe Clinton kanë kandiduar së bashku në primaret përpara se ai të zgjidhej president i SHBA-së. Pasi mori postin, Obama i ofroi ”kundërshtares” së tij detyrën e lartë të sekretares së Shtetit, detyrë që Clinton e pranoi. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia