close
india

Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Joe Biden deklaroi se SHBA paralajmëroi Indinë që të mos krijojë partneritet të ngushtë me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës.

“Mesazhi ynë për qeverinë indiane është se kostot dhe pasojat për ta nga kalimi në një linjë strategjike më të qartë me Rusinë do të jenë të rëndësishme dhe afatgjata”, u tha gazetarëve të mërkurën drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Brian Deese.

India ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, siç kanë bërë vendet e tjera.

Vendi, të cilin SHBA e sheh si një kundërvënie ndaj fuqisë së Kinës në Azi, është importuesi më i madh i armëve ruse, sipas Bloomberg.

Kjo vjen pasi Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA Daleep Singh bëri një vizitë zyrtare në Indi javën e shkuar.

“Ajo që Daleep ua bëri të qartë homologëve të tij gjatë kësaj vizite ishte se ne nuk besojmë se është në interesin e Indisë të përshpejtojë ose të rrisë importet e energjisë ruse dhe mallrave të tjera”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki pas kthimit të Singh./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia