close
Bota

SHBA: PARTIA DEMOKRATIKE REAGON NDAJ RRJEDHJES SË EMAILAVE

E76F2993-99F4-4248-8F38-E4E35642E5A4_w987_r1_s

Pak para fillimit të Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike ka reaguar për informacionet lidhur me rrjedhjen e emailave në opionin.

Robby Mook, menaxher i fushatës i së nominuares së supozuar demokrate për presidente, Hillary Clinton, ka sugjeruar se beson se “aktorët shtetërorë rusë” mund të kenë qenë të involvuar në rrjedhjen e emailave të partisë, me qëllim që të ndihmohet rivali republikan, Donald Trump, i cili ka thënë se do të synojë përmirësimin e lidhjeve me Moskën, nëse zgjedhet president.

Prej më se 19 mijë emailave të vjedhur e të publikuar nga faqja në Internet, Wikileaks, tregojnë se pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik e kanë favorizuar kandidaten, Hillary Clinton, ndaj rivalit të saj, Bernie Sanders, gjatë zgjedhjeve partiake, duke i zemëruar grupet më progresive të partisë.

Kryesuesja e Komitetit Kombëtar Demokratik, Wasserman Schultz, mbrëmë vonë ka shpallur se do të paraqes dorëheqje “në fund të kësaj konvente”. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia