close
Bota

SHBA: RIKTHEHET FRIKA NGA KORONAVIRUSI

Coronavirus Pandemic Causes Climate Of Anxiety And Changing Routines In America

NUMËR MË I MADH I TË PREKURVE NË GJASHTË MUAJT E FUNDIT


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi gjatë gjashtë muajve të fundit. Virusi Delta ka nxitur kah fillimi i korrikut epidemitë e lokalizuara në disa shtete federale dhe zona me shkallë të ulët të vaksinimit, ndërkohë që tash po merr përmasa shqetësuese në shkallë vendi.

Radio Evropa e Lirë njofton se janë goditur veçmas shtetet jugore ku është regjistruar numri më i madh i rasteve, në Arkanzas, Floridë, Liziana dhe Misisipi, por virusi po depërton edhe nëpër zona me numër të lartë të të vaksinuarëve. Kjo ka bërë që mesatarja javore e rasteve të evidentuara të tekalojë shifrën prej 110.000 banorësh, që është mëse dy herë më e lartë se ajo e dy javëve të fundit. Janë hospitalizuar mbi 65 mijë njerëz, që është gati katër herë më tepër se në fillim të korrikut. Numri i rasteve fatale është rreth 500 veta në ditë që, po ashtu, është qind për qind më i lartë se ai i para dy javëve.

Qendrat e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve theksojnë 38 nga 50 shtetet amerikane si zona me shkallë të lartë të përhapjes së virusit për shkak se kanë mbi 100 raste në 100.000 banorë. Zëri i Amerikës transmeton   deklarata të ekspertëve të shëndetësisë sipas të cilëve rritja e numrit të infeksioneve ka ardhur për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës të koronavirusit, atij delta, si dhe rënies së kërkesës për vaksinim. Sipas gazetës “New York Times” shumë nga rastet e reja me COVID-19 janë diagnostikuar tek fëmijët, në ato grupmosha që nuk kanë ende të drejtë të vaksinohen./Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia