close
RajoniTop LajmeVendi

SHBA: SANKSIONE PËR BOSËT E VERIUT TË KOSOVËS

sanks

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën duke shënjestruar edhe një grup të krimit të organizuar me qendër në veriun e Kosovës. Bëhet fjalë për biznesmenin serb Zvonko Veselinoviç, vëllain e tij dhe një sërë bashkëpunëtorësh.

Ata akuzohen për marrëveshje me politikanë për të ndihmuar financiarisht fitoren e tyre në zgjedhje. Në këmbim, ata do të merrnin kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre. Njëri prej tyre, Milan Radojçiç është një nga drejtuesit e Listës Serbe, forcë e themeluar dhe që mbështetet nga Beogradi.

Në njoftimin e departamentit të Thesarit, thuhet mes tjerash se Zvonko Veselinoviç, si shef i grupit të krimit të organizuar është një nga figurat e më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. Ai akuzohet si i përfshirë në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi, për të lehtësuar trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grupi i tij u dyshua edhe për vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Pas këtij vendimi ka reaguar ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim që thotë se vendime si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha më e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkroi Yuri Kim në Twitter./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia