close
Bota

SHBA: TRAMPI MIRATOI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME

3326FD3D-18D1-4C5B-863C-9ED5ACD33E5C

FBI-ja PARALAJMËRON TRAZIRA TË MUNDSHME


FBI-ja paralajmëron se ekzistojnë plane për protesta të armatosura në kryeqytetet e të 50 shteteve amerikane si dhe në Uashington, ndërkohë që afron dita e inaugurimit të presidentit të ri. Këto plane kanë rritur shqetësimin për gjakderdhje pas protestave të dhunshme të javës së kaluar në Uashington.

Presidenti në largim I SHBA-ve, Donald Tramp, ka miratuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Uashingtonin që duhet të zgjasë deri më 24 Janar – kanë njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo situatë vjen pasi shërbimet kishin paralajmëruar kërcënime për sigurinë gjatë inaugurimit të presidentit të zgjedhur Xho Bajden gjatë javës së ardhshme – transmetojnë agjencitë botërore të lajmeve.

Të Mërkurën e kaluar Kryebashkiakja e Uashingtonit, Mjuriel Bouser shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Uashington pas sulmeve të dhunshme të simpatizantëve të Presidentit Donald Tramp në Kongresin amerikan. Pas kësaj, janë paraqitur informacione se planifikohen trazira gjatë inaugurimit të Xho Bajdenit.

Sic transmetojnë agjencitë amerikane të lajmeve, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do t`I munëdosojë Departamentit për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë Federale për menaxhim me situata të jashtëzakonshme t`i ndihmojnë Uashingtonit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia