close
Bota

SHBA: TRUMP E PRANOI NOMINIMIN, PREMTON LIGJ DHE REND

199762

Biznesmeni i pasur amerikan, Donald Trump, e ka pranuar nominimin për president të Shteteve të Bashkuara në Konventën e Partisë Republikane, duke thënë se vendi ballafaqohet me momente të krizave.

Mëtutje ai theksoi se “sulmet kundër policisë” dhe terrorizmi “e kërcënojnë mënyrën tonë të jetës”.

“Secili politikan që nuk e kupton këtë rrezik nuk është i aftë për ta udhëhequr vendin tonë”, tha zoti Trump, i cili kurrë më parë nuk ka pasur ndonjë post publik.

Në zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me gjasë do të ballafaqohet me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia