STOTELNBERG :KAMË FRIKË SE DO TE SHOHIM MË SHUMË MIZORI !
Gjatë një konference për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi një ofensivë tjetër të Rusisë në lindje të Ukrainës .Stotelnberg fajësoi Moskën për mizoritë që po ndodhin dhe do të ketë të tjera në të ardhmen .
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi në Bruksel deklaroi se Rusia nuk po heq dorë nga sulmi i Ukrainës, por do te marre rajonin e Donbasit.
“Ne shohim një lëvizje të konsiderueshme të trupave ruse larg Kievit për t’u rigrupuar, riarmatosur dhe rifurnizuar dhe zhvendosur fokusin e tyre në lindje”
Pyetjes së gazetarit te CNN se a mundet që NATO-ja të pranojë nje paqe ku trupat ushtarake ruse jane të pranishme ne Ukraine Stotelnberg u përgjigj duke thënë se ky është një vendim i qeverisë dhe popullit të Ukrainës për të zgjedhur se cfarë paqe duan .
Ai nëvizoi se kjo është luftë e presidentit rus Vladimir Putin i cili është është përgjegjes për mizoritë dhe pasojat e luftes qe po shihen ne terren .
“Kam frikë se do të shohim më shumë mizori “
Pas sulmit të Ukrainës, Stotelnberg thotë se duhet një diskutim brenda vetë aleancës se si duhet të ndihmojmë vende të tjera që nuk janë anëtare por që mund të jenë pranë një rreziku të lartë . Një mësim i nxjerrë nga Ukraina është se ndihma duhet ofruar herët dhe jo vonë për të parë se cfarë duhet bërë me vende si Gjeorgjia dhe Bosnjë –Hercegovina deklaroi sekretari i nato-s Stotelnberg ./KlanMacedonia/