close
Top LajmeVendi

SHEMBUJ TË DISKRIMINIMIT KA EDHE MËTUTJE

Screenshot_6

Bëhen përpjekje, në emër të evropeizimit, por edhe mëtutje ka shumë shembuj të diskriminimit në vend, në baza të ndryshme. Të dhënat nga raporti për zbatim të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe nga puna e Komisionit me qëllim të njëjtë, tregojnë dobësi të numërta dhe kapacitet i dobët profesional i anëtarëve të veprojnë në bazë të ankesave nga qytetarët.

Numri i ankesave nga qytetarët është rritur kohët e fundit, megjithatë pjesa më e madhe e njerëzve kanë frikë të paraqesin – por janë dëshmitarë të diskriminimit në vendet e punës, në bazë gjinore, etnike dhe politike. Organiztatat joqeveritare të cilat e analizojnë përparimin në këtë fushë, dëshmojnë edhe për dobësitë e komisionit për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit.

“Sigurisht që nuk do të dëgjoni nga komisionerët se ka pasur ndikime partiake ose presione partiake…Do ta përmendja rastin e sjelljes së mendimit për kryeministrin e mëparshëm Nikolla Gruevski, ku komisioni për mbrojtje nga diskriminimi në kohë rekord pati mendimin e tij.”shprehet Igor Jadrovski, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Ish-kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit thekson se “thikë me dy tehe” është vërtetimi nëse bëhet fjalë për diskriminim ose jo. Vetë ai mori shembull ish-ministrin Spiro Ristovski, i cili është akuzuar për diskriminim, por komisioni ka vërtetuar se nuk ka elemente të kësaj vepre.

“Me përgjegjësi pohoj se derisa kam qenë kryetar i komisionit për pesë vite, nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejt. Ka pasur situata kur ka pasur hetime kundër ish-ministrit Spiro Ristovski, megjithatë gjithçka ishte çështje perceptimi.”- tha Dushko Minovski, Ish-Kryetar i Komisionit oër Mbrojtje dhe Parandalim të Diskriminimit.

Vërejtjet kryesore në raportin për zbatimin e Ligjit për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, nga viti 2011 deri në vitin 2018, janë se një numër i vogël i njerëzve kanë njohuri për komisionin, ndahen shumë pak mjete financiare për veprimin e saj, anëtarët nuk kanë kapacitet profesional të marrin vendime.

Në vendet evropiane me dekada ekzistojnë mekanizma të fuqishëm kundër diskriminimit racor, gjinor, fetar dhe llojeve të tjera të diskriminimit. Me fushata të ndryshme, në mes tjerash edhe me vepra artistike, siç është filmi i metrazhit të shkurtër Black Rider (Bllek Rajder) i vitit 1992, punohet në ngritjen e vetëdijes te popullata se të gjithë duhet të gëzojnë të drejta dhe obligime të barabarta pa marrë parasysh dallimet.  /Verica Dimitrijevska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia