”Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen në Shkup (VIDEO)

GUGA PRODUCTION, KLAN M DHE KLAN PLUS SJELLIN SPEKTAKLIN

Po e bëjnë gati skenën për spektaklin humanitar që po realizohet për herë të parë në Shkup në Teatrin Kombëtar të Operës.

Një pjesë e ekipës po e teston ndriçimin, ndërsa tjetra zërimin.

Producenti Sokol Guga thotë se në këtë spektakël do të nderohen me çmimin e “Nënë Terezës” 20 personalitete të cilët kanë realizuar vepra të mëdha humanitare në jetën e tyre.

“Spektakli Shën Tereza e gjithë botës do të vlerësoj 20 humanist filantrop të suksseshëm në jetën e tyre të cilët kanë bërë vepra të mëdha humanitare por nuk e kanë bërtitur filantropinë. Ne do t’I vlersojmë me kupën e Nënë Terëzës. Spektakli është artistik televiziv ku ne jemi kujdesur që formatit t’I sjellim edhe frymën klasike ku do të na ndërojnë emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare” – tha Sokol Guga, producent.

Drejtori artistik i spektaklit Shkodran Tolaj thotë se Shkupi meriton një eveniment të tillë duke marrë parasysh origjinën e Nënës Terezë.

“Për herë të parë po ndodh një spektakël i tillë këtu në Shkup, në vendlindjen e Nënë Terëzës. Një ide fantastike e producentit të cilin unë menjëherë e përqafova si ide dhe më pëlqej jashtzakonisht. Nesër i gjithë Shkupi do të buzëqesh njejtë sikur buzëqeshja e Nënës Terëzë” – deklaroi Shkodran Tolaj.

Për rreth dy orë transmetim të drejtëpërdrejtë, publiku do të njoh emrat e bamirësve të mëdhenj shqiptar, nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Diaspora. Emra të mëdhenj të muzikës klasike por edhe artist të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje si: tenori Kastriot Tusha, këngëtaria Kejsi Tola, orkestra me 40 instrumentist të cilët do të shoqërojnë artistët në skenë, ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe të ftuar specialë, grupi i famshëm që vjen nga Spanja, “Las Ketchup”.

Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen për herë të parë në Shkup, mes një bashkëpunimi i “Guga Production” Tv Klan Plus e Klan Macedonia. Ky eveniment ka patur edicionin e tij të parë në muajin Shtator të vitit 2019 në Prishtinë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share