close
ShëndetsiVendi

SHËNDETËSI: MJEKËT PJESË E TRAJNIMEVE AVANCUESE

Screenshot_2

Certifikata për gjinekologët, neonatologët dhe akusherët


Ditën e sotme në Spitalin Klinik të Tetovës janë shpërndarë certifikata për mjekët gjinekologë, neonatologë dhe akusherë të Tetovës të cilët i janë nënshtruar trajnimit për avancimin e mbrojtjes dhe mënjanimin e komplikimeve tek gratë shtatzëna, lehonat dhe të sapolindurit.

Trajnimi për avancimin e mbrojtjes dhe mënjanimit të komplikimeve tek gratë shtatzëna, është realizuar në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë UNFPA.

Në ndarjen e certifikatave i pranishëm ishte edhe zëvendës-ministri i Shëndetësisë Asim Musa, i cili deklaroi se këto trajnime janë bërë me qëllim që të rritet kujdesi ndaj nënave dhe të sapolindurve në vend.

Përfaqësuesja e UNFPA-së, mjekja Afrodita Shala theksoi se ky trajnim ka zgjatur rreth dy javë dhe deri më tani janë kyçur rreth 70 punonjës shëndetësorë.

Mjekja gjinekologe Meral Rexhepi e cila ishte pjesë e trajnimit u shpreh se i njëjti do të jetë i dobishëm për stafin dhe veçanërisht për pacientët.

Trajnimi në fjalë vjen si formë parandalimi për shkak të rritjes së vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave gjatë procesit të lindjes. /Blerona Jakupi/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia