close
Vendi

SHËNDETI MENTAL NË KOHË PANDEMIE

8B088DB4-2E52-48DA-87BA-3DE91F9C6863

FERATI: RËNDËSI T`I KUSHTOHET PSIKO-EDUKIMIT


Sot shënohet Dita Botërore e kujdesit për shëndetin mental. Në kushte të pandemisë me rëndësi është kujdesi I ndikimit të krizës ndaj shëndetit mental të grupeve më të rrezikuara sic janë personat më të moshuar, fëmijtë dhe adoleshentët.  Problemet me shëndetin mental kohët e fundit po marrin përmasa të mëdha e në veçanti në kohë pandemie. Psikiatri Musli Ferati për Klan Maqedoni njoftoi se faktorët që ndikojnë në shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë të shumtë, duke filluar nga ato gjenetike, fiziologjike, sociale, emocionale dhe ekonomike.

Ndër shkaktarët e shëndetit mendor sipas Psikiatrit Musli Ferati janë kushtet e jetesës, problemet familjare, kushtet e punës, mungesa e shoqërisë dhe kohezionit social, stresi, dhe mbingarkesa. 

“Shëndeti mendor është një kategori shumë komplekse  e ndërlikuara në të cilën opinioni mendon se psikiatrit janë ato që rregullojnë krejt punët, jo psikiatrit mund të jën vetëm kulmi i piramidës të atij kujdesit shëndetësor, mbase kujdesi shëndetësor është shumë komplekse dhe ai duhet të implementohet dhe të shtrihet në të gjitha shtresat e popullatës duke nis prej asaj që that ju në familje, shkolla, ndërrmarje dhe publikun më të gjërë”. tha Psikiatri , Musli Ferati

Sipas Feratit kjo sëmundje mendore viteve të fundit ka një distribuim mjaft konstant ku përhapja e saj është vetëm 1 %. Por rëndësi të veçantë duhet kushtuar psiko- edukimit.

 

“Psiko edukimi duhet të jetë një ndërmarrje sistematike e organizuar  që tek kopshtet parashkollore edhe në çdo institucion duhet të ketë së paku psikolog dhe ne si kujdes psikiatrik duhet të kujdesemi për të gjithë popullatën mirëpo ekspert të shëndetit mendor kun ë rradhë të parë duhet psikologët të punësohet dhe të angazhohen në të gjitha ndërrmarjet”. tha Ferati

Pjesa më e madhe e sëmundjeve mendore sot trajtohen mjaft mirë. Është përllogaritur se nëse ofrohet ndihma profesionale e përshtatshme 60% e skizofrenive trajtohen në mënyrë të suksesshme, 65% e depresioneve madhore dhe 80% e depresioneve bipolare. Nga gjysma deri në dy të tretat e njerëzve me skizofreni arrijnë një përmirësim të konsiderueshëm ose shërim përtej 20 – 25 viteve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia