Shënohen 59 vite nga tërmeti i fuqishëm në Shkup (FOTO)

Shkupi sot me shumë aktivitete do të shënojë 59 vjet nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, kur u zgjua nën rrënoja nën të cilat 1.070 persona e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan, informon Klan M.

Tradicionalisht, para Monumentit të viktimave nga tërmeti katastrofik në Varrezat e qytetit në Butel, delegacione zyrtare, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë sot po vendosin lule.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tërmeti katastrofik në Shkup ka ndodhur më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5:17 minuta, ndërsa lëkundje të vogla ka pasur deri në orën 5:43 minuta. U rrënuan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share