close
Top LajmeVendi

SHËNOHET 112 VJETORI I KONGRESIT TË MANASTIRIT

91AF8CA4-941B-403C-843C-DB749F18A77B

ASANI: FAMILJA QIRIAZI KA DHËNË KONTRIBUT KOLOSAL


112 vjet më parë më 14 Nëntor filloi punimet Kongresi I Manastirit apo Kongresi I Alfabetit me qëllim krijimin e një alfabetit të njësuar që do të ishte edhe fillimi I letërsisë mbarë shqiptare, ku në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegat të ardhur nga të gjithë anët e shqipërisë si dhe nga komunitetet shqiptare në botë . Kryetar u zgjodh Mit’hat Frashëri ndërsa sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korcë. Përkunëdër vështirësive që patëm me pandeminë, megjithatë manifestimi kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, i dha një shije të veçantë gjithë këtyre ditëve duke përkujtuar fiura të shquara iluministe që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në emancipimin tonë , theksoi Drejtori I Institutit Skender Asani.

SKENDER ASANI – DREJTOR I ISHSHKSH-së 

Familja Qiriazi ka dhënë kontribut kolosal në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare përmes emancipimit dhe iluminimmit. Kurse Parashqevi Qiriazi duke u ndodhur në një kuvend burrash në Varsajë shpartalloi paragjykimet mbi gjoja pafuqinë e gruas dhe u bë një prej zërave më kumbues në mesin e delegacionit të cilin  ajo e përfaqësonte.

Irena Stefoska Ministre e Kulturës duke uruar për manifestimin theksoi se gjuha amtare është amanet,  është fjala e parë dhe e fundit që dëgjohet në këtë botë.

IRENA STEFOSKA – MINISTRE E KULTURËS

Me këtë rast t’ia japim fjalën njëri-tjetrit se si shtet do të bëjmë gjithçka mundemi ajo të mos ndodhë, sepse, e citoj Gëten: “Rrallëherë e ndjejmë bukurinë e gjuhës amtare, si atëherë kur  e dëgjojmë në nënqiellin e huaj”. Në nënqiellin tonë të përbashkët, gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip. Kur flasim me dëshirën për t’u kuptuar, qoftë edhe secili në gjuhën e tij, nuk kemi nevojë për përkthyes.

Ambasadorja e SHBA – së Kejt Meri Bërns uroi shqiptarët për Ditët e Alfabetit duke inkurajuar vazhdimin e kultivimit të vlerave të përbashkëta, mirëkuptimit dhe tolerancë si dhe respektimin e ndërsjellt të kulturave të ndryshme që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

KEJT MERI BËRNS- AMBASADORE E SHBA-së

“Në këtë frymë, do të dëshiroja ta shoh Maqedoninë e Veriut të përparojë, jo vetëm t’i tejkalojë interpretimet e ndryshme të historisë, por të ndërtojë kohezion të vërtetë dhe ta kthejë historinë në element konstruktiv, jo në burim të papajtueshmërive. SHBA-të i japin rëndësi trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, gjithashtu edhe shumëllojshmërisë në Maqedoninë e Veriut dhe ne do të vazhdojmë të promovojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes komuniteteve në këtë vend.”

 Në fund të këti edicioni u shfaq filmi dokumentar kushtuar Parashqevi Qiriazit  me kontributin e Jasmina Shopova, Merita Maksuti e Jasna Susha ku I njejti do të paraqitet edhe në UNESKO. Ndryshe në edicionin e dytë të manifestimit Ditët e Alfabetit fokusi ishte tek kontributi I gruas shqiptare ndër vite ku motoja e sivjetshme ishte “50 vjetori I vdekjes së Parashqevi Qiriazit.” /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia