close
Vendi

SHËNOHET 13 NËNTORI – DITA E ÇLIRIMIT TË SHKUPIT

dsc_9000

Me rastin e 77 vjetorit të fitores ndaj fashizmit, anëtarë të Lidhjes së Luftëtarëve dhe autoritetet e Qytetit të Shkupit kanë vendosur kurora me lule në varrezat e Butelit, në varrin e Gjeneralit Mihajlo Apostollski dhe para përmendores së çlirimtarëve para ndërtesës së Qeverisë.

Në luftën antifashiste, Shkupi ka patur fitore historike – ka thënë Kryetari I Organizatës së Qytetit të Lidhjes së Luftëtarëve në ceremoninë para Qeverisë. Duke rikujtuar unitetin e brigadave, ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe politikanëve që të punojnë së bashku dhe sic tha, të ngriten mbi botëkuptimet politike.

Ditën e çlirimit të Shkupit përmes Facebookut e kanë uruar edhe Kryeministri Zaev dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kjo është dita ku kujtojmë heroizmin, kur u përulemi viktimave, luftëtarëve dhe popullatës civile që bashkë me partizanët luftuan në çdo rrugicë të qytetit. Shkupi mba mend shumë kërcënime dhe katastrofa natyrore, por qyteti sërish është ringritur” – ka shkruar Kryeministri Zaev në FB.

Në urimin e Mickoskit thuhet se “Shkupi në piedestal çdoherë e ka vënë luftën për liri, besimin në parime dhe shpresën për të ardhmen. Betejat tona bashkëkohore do të jenë fitore të përbashkëta, shlyerja e borxhit ndaj qytetit të solidaritetit, lirisë dhe humanitetit” – thuhet në urimin e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia