close
Top LajmeVendi

SHËNOHET 22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT SHQIP

Gjuha_Ligji

Zaev: “111 vite rritemi dhe mësojmë së bashku”


Sot me manifestime të shumta në mënyrë tradicionale u shënua dita e alfabetit shqip. Me rastin e kësaj ditë kreu i shtetit në vend dërgoi mesazhe për bashkëjetesë. “Gjuha i bashkon njerëzit, i bashkon idetë dhe mundëson bashkëpunim për çdo individ, individualisht, për shoqërinë dhe për njerëzimin në tërësi”. Në manifestimin e organizuar në Institutin për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Edhe pse nuk është festë shtetërore, 22 Nëntori – Dita e alfabetit shqip, u shënua në mënyrë tradicionale me manifestime të shumta. 111-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe unifikimi i alfabetit shqip janë themeli i kulturës dhe arsimit shqip, por edhe simbol i konsolidimit të mëtejshëm dhe përparimti të shqiptarëve, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kontributin për përparimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në mes bashkësive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme e përshëndeti edhe ambasadori francez në vend, Kristijan Timonie.

Me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit shqip urimet e tij i dërgoi edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Me këtë rast, dëshiroj që bashkësisë etnike shqiptare t’ia uroj Ditën e alfabetit , ndërsa të gjithë qytetarëve  të RMV-së u them se rruga e vërtetë për ndërtimin e shtetit evropian janë respekti, bashkëpunimi dhe uniteti.” – tha Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev ka shkruar: “Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vite. Gëzuar Dita e alfabetit shqip!”.

Këtë vit për herë të parë u nda edhe çmimi “22 Nëntori”, për arritje në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në vend.

Fitues të çmimit janë studiuesi, historiani dhe humanisti David Hosaflok dhe punëtorët e arsimit Kimete Agai dhe Adnan Agai. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia