close
279917384_545329946963949_1460664784713881847_n

MANIFESTIMI QENDROR NË DELLÇEVË

Me manifestime solemne në Dellçevë, me prani të kreut shtetëror, korit diplomatik, vetadministratës lokale, udhëheqësisë së MPB-së dhe mysafirëve, u mbajt solemniteti qendror për shënimin e 7 Majit – Ditës së Policisë.

Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski në fjalimin e tij tha se për kohërat përplot sfida që po vijnë nga pjesëtarët e policisë pritet që detyrat t`I kryejnë me nder dhe përgjegjësi.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Ne sot jetojmë pikërisht në këtë kohë, kur kërkohet që të jemi mbrojtës me dinjitet të ligjit, të rendit, të sigurisë së cdo qytetari. Duke u nisur nga themelet e cdo shoqërie demokratike se institucionet ekzistojnë vetëm për interes të qytetarëve, pa marrë parasysh përcaktimet dhe qëndrimet e tyre personale, ne kemi vendosur standard të reja e moderne që tërësisht do ta realizojnë pozicionin kyc të institucionit e kjo është – policia”

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në fjalimin e tij premtoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë çdoherë i hapur për propozimet, sugjerimet dhe ndryshimet konkrete ligjore që do të ishin në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të policisë. Ai kishte edhe një thirrje për policët.

TALAT XHAFERI – KRYETAR I KUVENDIT

“Bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin, numri i parë te i cili do të paraqiten çdoherë kur do të ndjehen të pamundur, të privuar nga e drejta, të rrezikuar apo në drojë për jetën e vet personale, për jetën e më të dashurve, për pronën dhe pronësinë. Të trokasin sepse Ju besojnë, sepse jeni pjesë e tyre dhe sepse janë të sigurt përderisa Ju jeni pranë tyre. Me rëndësi është ta fitoni dhe ta mbani lartë besimin e qytetarëve, me rëndësi është të jeni shembull për atë që do të thotë nëpunës policor profesional në shërbim të qytetarëve.

Në parkun e Qytetit në Dellçevë qytetarët patën mundësi që të njihen me pjesë të pajisjeve, resurseve dhe aftësive të pjesëtarëve të njësive të MPB-së.

Ndryshe, me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë, të Premten u promovua edhe monografia “MPB-ja për qytetarët” ku u tha se falë bashkëpunimit midis pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ janë zbatuar reforma në sistemin e intelegjencës, me të cilat Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim doli nga organet e MPB-së duke u zëvendësuar me institucionin e posacëm Agjencia për Siguri Kombëtare. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia