close
Vendi

Shënohet dita e NATO-së në RMV

A-Macedonia-NATO-1

“Dita e NATO-s – 4 Prilli” shënohet në RMV ku Këshilli euroatlantik i Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, qendrën edukative M6 dhe NATO sektorin për diplomaci publike nga Brukseli, sot po organizojnë ngjarjen tradicionale.

Në shënimiin e ditës së Nato-së merr pjesë kryeministri Kovaçevski ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në të cilën po organizohet tribunë.

Në ngjarje video-fjalim do të mbajnë edhe Karmen Romero zëvendësndihmës sekretar i përgjithshëm për diplomaci publike të NATO-së , dhe ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërnz

Bëhet fjalë për aktivitet të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, i cili krahas shënimit të përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s, shërben si ngjarje, qëllimi i së cilës është ta informojë oponionin më të gjerë për zhvillimin e ngjarjeve në nivel global, kontributin e shtetit dhe beneficionet nga anëtarësimi në Aleancë.

Në ngjarje do të prezantohen edhe reformat dhe përparimi në nivel global, me fokus të posaçëm në Armatë. Këtë vit, siç kumtuan organizatorët, fokus i posaçëm në ngjarjen do të vendoset në pandeminë dhe luftën në Ukrainë, në prag të Samitit të NATO-s në Madrid.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia