close
Sport

SHËNON FUTBOLLISTI QË I MBIJETOI TRAGJEDISË “CHAPECOENSE”

tragjedia

28 nëntori i vitit 2016 do të mbahet mend si një ndër tragjeditë më të mëdha në historinë e futbollit, teksa avioni në të cilën udhëtonte klubi i Chapecoeneses u aksidentua duke shkaktuar plot 71 viktima, ku 19 prej tyre ishin futbollistë.

Nga kjo ngjarje famkeqe, vetëm gjashtë ishin të mbijetuar, një prej të cilëve  edhe në ditët e sotme vijon të jetë aktiv në futbollin e luajtur. Bëhet fjalë pikërisht për Alan Ruchel,  i cili mbrëmjen e kaluar ka arritur  të festojë golin e parë  në kampionatin brazilian, pas gati 3 viteve  nga  tragjedia  e ndodhur.

Mbrojtësi, i cili tashmë aktivizohet në klubin  e Goias, ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij në përballjen  ndaj Cruzeiros, 30 vjeçari është padyshim njeriu më fatlum  i tragjedisë së 28 nëntorit 2016. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia