close
Top LajmeVendi

SHEQERINSKA: KUVENDI TË MOS GJUNJËZOHET RRETH LIGJIT PËR MBROJTJE

Screenshot_6

“VMRO-DPMNE votoi për ligj që përfshin emrin kushtetues në armatë”


Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska apeloi që Kuvendi të votojë për Ligjin për mbrojtje para shpërndarjes, duke e kritikuar refuzimin e opozitares VMRO-DPMNE që ta mbështesë dokumentin. Arsyetimi se për partinë është e papranueshme përfshirja e emrit të ri kushtetues, Maqedonia e Veriut, në këtë ligj, sipas saj është e pabazë, sepse partia paraprakisht e ka mbështetur Ligjin për shërbim në ushtri, i cili gjithashtu e përmban emrin e ri të shtetit. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend e akuzoi qeverinë se përhap perceptim të rrejshëm rreth asaj kush është “për” dhe kush “kundër” për anëtarësimin në NATO.

Me mesazh të drejtuar Kuvendit “që të mos gjunjëzohet” dhe ta miratojë propozim-ligjin për mbrojtje, ministrja Radmila Sheqerinska sot edhe një herë arsyetoi se ky dokument është i rëndësishëm si bazë për kërkesë eventuale në të ardhmen për asistencë nga NATO, për kyçjen e vendit në mbrojtjen kolektive të Aleancës dhe për shpejtësinë e marrjes së vendimeve të lidhura me aleancën ushtarake.

“Nëse do të ekzistonte ligj me të cilin Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese përfshihen në sistemin e mbrojtjes, ky nuk është ligji për mbrojtje, por Ligji për shërbim në armatë, i cili fillon me nen me të cilin ligji në tërësi u përshtratet ndryshimeve kushtetuese. Edhe në vendin ku ka qenë “Armata e Republikës së Maqedonisë” do të jetë “Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. VMRO-DPMNE me 5-6 deputetë e mbështeti këtë ligj. Tani nuk ka asnjë alibi.” –deklaroi ministrja e Mbrotjes Radmila Sheqerinska.

Gjatë ditës së djeshme në seancën në të cilën njëzëri u nënshkrua protokolli për anëtarësim të vendit në NATO, me vonesë, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, theksoi se përdorimi i emrit nuk duhet të përshpejtohet, sepse Marrëveshja e Prespës mundëson përdorim të prolonguar.

“Qeveria me vetëdije hesht rreth faktit se në vetë Marrëveshjen me Greqinë, të cilën çdokush ka të drejtë ta kritikojë, shkruan se emërtimet e institucioneve, organeve ose dokumenteve të cilat janë kryesisht për përdorim të brendshëm në vend do të duhet të fillojnë të ndryshojnë pasi të fillojnë negocuiatat e Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian, në këtë fushë.” –vlerëson Nikola Micevski, VMRO DPMNE.

Ligji për mbrojtje tashmë disa muaj pret që të jetë në rend të ditës në seancë plenare në Kuvend, por disa ditë para shpërndarjes nuk përjashtohet që të votohet nga përbërja e ardhshme parlamentare, pas zgjedhjeve më 12 prill. /Biljana Georgievski/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia