close
Vendi

SHEQERINSKA-PELESHI: ALEANCA NË NATO – STABILITET PËR RAJONIN

radmila-sekerinska-so-alb-kolega-Plesi

“SHQIPËRIA DHE RMV-ja VENDIN E KANË NË BE”

Me nderimet më të larta ushtarake ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi u prit nga homologja e tij Radmilla Shekerinska.

Deklarata për media nuk kishte por përmes komunikatës Ministria e Mbrojtjes informoi se në takimin u bisedua për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, për rolin e të dyja vendeve anëtare të Aleancës në thellimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe për avancimin e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës.

Delegacioni shqiptar u takua edhe me shefin e diplomacisë Bujar Osmani. Të dy ministrat vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, përfshirë edhe atë në kuadër të konsolidimit të agjendës euro-atlantike është në interesin e dyanshëm strategjik dhe në interes të rajonit si tërësi.

 MINISTRIA E MBROJTJES E RMV-së

“Si Ministri e Mbrojtjes jemi të hapur për bashkëpunim të ngushtë në kuadrin e trajnimit dhe edukimit të përbashkët ushtarak dhe po punojmë për intensifikimin e stërvitjeve ushtarake si mënyra më e mirë për zhvillimin e ndërveprimit në NATO. Ne si dy shtete anëtare të NATO-s mbrojmë vlerat euroatlantike në rajon. Bashkëpunimi ynë i mbrojtjes dhe ai aleat forcon sigurinë në rajon dhe dërgon një mesazh tjetër – vendi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është i merituar”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, kanë marrëveshje të ndryshme në mbrojtje, bashkëpunojnë në nivel rajonal dhe janë aleatë në kuadër të Aleancës së NATO-s. Delegacioni shqiptar mbajti takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin dhe presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia