close
kjooo-291×300

Vepra eksperimentale “Opera per tre groshe” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Tetovës për dy netë me rradhë. Bëhet fjalë për një komedi që është mbështetur në veprën e dramaturgut anglez të shekullit të 17 John Gay, kjo opera shfaqe e parë e këti viti e sjell në kohë pandemie do të ngjitet në skenë nga regjisori Qëndrim Rijani.

“Opera për tre groshë” e autorit Bertolt Breht nën regjinë e Qëndrim Rijanit ka për interpretues të rinjtë të sapo diplomuarit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës me një gërshetim të aktorëve, këngëtarëve dhe instrumentistëve. “Opera me tre groshë” në Teatrin e Tetovës përkon edhe me 100 vjetorin e vënies në skenë të kësaj vepre që ende sot e kësaj dite nxjer në pah edhe mesazhe tjera aktuale të ndodhive në rrethin që jetojmë dhe veprojmë se si shoqëri.

“Opera për tre groshë është një vepër e cila e rangon një teatër në teatro të fuqishme të repertorit të veprave të fuqishme ansambloike. Përtej procesit besoj që të gjithë jemi të kënaqur në një lloj forme, për gadishmërinë që ka treguar teatri. Ajo çka vlenë të theksohet dhe të ripërsëritet, është angazhimi I të rinjëve nga jasht pra të sapodalurit nga bankat shkollore, pra teatri ka hap krahun për studentët e vitit të katërt apo të sapo diplomuarit për ti angazhuar Brenda ansaamblit të këti teatri”,tha Rijani.

Provat për “Operën për tre groshë” kanë filluar dy javë para se të shpallet pandemia dhe kanë vazhduar vazhdimisht. Kjo pjesë teatrale do të jetë e mbyllur për publikun dhe është shfaqja e para për këtë vit të Teatrit të Tetovës. Nga Drejtoria shprehen se do të respektohen protokollet e autoriteteve shëndetësore.

“Ja kemi dal, që me datë katër dhe pesë të japim premierën e mbyllur të operës për tre groshë të autorit Bertolt Breht me regji të Qëndrim Rijanit”,tha Ismani.

Edhe pse në kushte pandemie përsëri arritëm që të sjellim një shfaqe e cila do të verifikohet edhe nga vet publiku kështu vlerësoi aktori Adrian Aziri.

“Kjo shfaqe, ky spektakël, ky format, është pak më ndryshe për shumë arsye, sinkron me atë që kjo sallë këtu ku ne luajm është e dedikuar për të tjera evenimente e kështu me rradhë. Por sidoqoft aftësia e regjisorit, aftësia e kolegëve me përkushtimin e madh ndaj shfaqes arritëm dmt, edhe në kushte të tilla ne ët bëjmë një shfaqe të cilën besoj se publiku kur do ta përcjell do ta verifikoj dhe do ta vulos këtë që tani unë e them”,tha Aziri.

Ndryshe “Opera për tre groshë” vjen për herë të parë në teatrin e Tetovës, vepër kjo e cila detyrimisht inponon spektaklin duke dhënë mesazhe të fuqishe përmes ndërthurjes së katër linjave shtresore siç janë: Linja e lypsarëve, Linja e hajdutëve, Linja e inspektorëve të policisë dhe Linja e punoinjësve të qejfit. Kjo vepër përcjell një mesazh të fuqishëm në raport me familjen, shoqërinë, shtetin dhe pushtetin./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia