close
Top LajmeVendi

SHFUQIZOHET KUOTA, ILAÇE ME LETËRNJOFTIME

Nga nesër starton masa e re e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me të cilën do të hiqen kuotat e ilaçeve, kështu që qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin ilaçet e nevojshme nga çdo farmaci në çdo ditë të muajit. Në këtë mënyrë, siç thonë nga qeveria, abuzimet e mundshme do të parandalohen nga kontrolli i cili do të jetë më i lartë. Ilaçet do të mund të merren vetëm me kartën e identitetit.

Drejtori i Fondit të Sigurimeve, Don Donçev, theksoi se sistemi i ri elektronik do të sigurojë rregulla të barabarta të funksionimit për të gjitha farmacitë, dhe kështu, siç deklaron Donçev, do të eliminohet favorizimi dhe konkurrenca.

‘Qytetarët do të kenë mundësi të marrin ilaçe nga çdo farmaci, çdo ditë dhe në çdo kohë, pavarësisht nëse është fillimi apo fundi i muajit. Nuk do të ketë nevojë për të krijuar rezerva vendore. Do të eliminohen truket tek mjekët dhe farmacitë dhe në ditët e para të muajit, puna e mjekëve do të thjeshtësohet. Kjo gjithashtu nënkupton kushte më të mira të punës.’ -tha Dan Donçev, Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se pilot projekti  i zbatuar këtë verë në disa qytete turistike të vendit, rezultoi i suksesshëm.

‘Ohri, Struga, Gjevgjelia, Prespa dhe Dojrani, kanë pasur fluks të madh sidomos në muajt e verës sepse turistët kanë shpenzuar edhe ilaçet e banorëve. Këtë herë gjatë muajve të verës të gjithë kishin qasje në ilaçe. Projekti filloi si pilot-projekt në ato vende turistike dhe kjo masë dha rezultate të shkëlqyera.” –deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga Qeveria kanë saktësuar se do të eliminohet kufiri i lartë i konsumimit të ilaçeve në barnatoret dhe nuk do të ketë limite se sa ilaçe një barnatore e caktuar mund të shesë në ngarkesë të Fondit. Prej nesër qytetarët të cilët do të duan të marrin ilaçe të caktuara do të legjitimohen tek mjekët amë edhe në barnatoret. Me këtë do të mundësohet ndjekja në kohë reale të harxhimit të ilaçeve. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia