close
Top LajmeVendi

SHGM: DËNOJMË PËRPJEKJET PËR DISKREDITIMIN E REDAKTORES SË TV KLAN M XHUMADIJE IBRAIMIT

znm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, dënon diskreditimet e rënda ndaj redaktores së Tv Klan Maqedoni, Xhumadije Ibraimi, e cila gjatë periudhës zgjedhore është përballur me akuza nga kandidati I ASH-së për Kryetar të Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli.

Sic thuhet në reagimin e SHGM-së, menjëherë pas përfundimit të një debati televiziv, Murseli në rolin e mysafirit, kurse në prani të disa gazetarëve dhe personave tjerë ka akuzuar kolegen Xhumadije Ibraimi se gjoja është shantazhuar me 10.000 euro që ajo të fshijë një postim në Facebook, kurse sipas gazetares, motivi për përhapjen e këtyre gënjeshtrave janë publikimet e saja të mëhreshme për një laborator privat, që I ishin  kërkuar të fshihen.

“Ngjarja dhe akuzat e rënda kanë ndodhur që në fillim të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021, por për shkak të faktit se Vullnet Murseli ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në këto zgjedhje, Redaksia e Klan Maqedoni dhe gazetarja Xhumadije Ibraimi nuk kanë reaguar atëherë, që kjo të mos interpretohet gabimisht nga ana e partive politike” – thonë nga SHGM-ja.

“Vlerësojmë se akuzat e këtilla pa dëshmi shërbejnë për të dëmtuar dinjitetin e gazetares Xhumadije Ibraimi dhe janë përpjekje që të diskreditohet puna e gazetareve të cilat gjatë fushatës zgjedhore ishin kyçur drejtpërsëdrejti për të informuar opinionin”-thuhet në komunikatën e SHGM-së.

SHGM i rekomandon të implikuarit që në vend se publikisht të diskreditojnë dhe nënçmojnë gazetaret t`I drejtohen Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni ose në Këshillin e Nderit në SHGM, por edhe ta shfrytëzojnë të drejtën e përgënjeshtrimit nëse vlerësojnë se ndonjë gazetar ose media shkelin të drejtat e tyre./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia