close
Vendi

SHGM: MARSH PROTESTE NËSE VAZHDOJNË INJORIMET

27C08CF5-DBAF-4E37-9AD6-50460B98BC52

Kryetari I Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Çadikovski ka paralajmëruar marsh proteste nëse vazhdon injorimi I shtetit dhe nëse mbeten pa zgjidhje sulmet ndaj gazetarëve.

“Shteti dështoi në rastin e sulmeve ndaj gazetarëve më 27 Prill. Dhjetëra kolegë ishin sulmuar brutalisht, kurse institucionet jo që nuk kanë ngritur asnjë procedurë, por guxuan që përmes Prokurorisë shtetërore të përpiqen t`i refuzojnë paditë e kolegëve tanë, që është e papranueshme” – ka deklarur Mladen Çadikovski në Kuvendin Vjetor të SHGM-së.

Ndërkaq, Kryetari I SHGM-së, Drejtori Dragan Sekullovski dhe avokati që përfaqëson një grup gazetarësh për përgjimet e jashtëligjshme dje kanë realizyar një takim me Prokurorin Shtetëror Publik, Lubomir Joveski.

Sic thuhet, SHGM-ja, në këtë takim ka kërkuar nga PTHP-ja një department të vecantë për zgjidhjen e sulmeve ndaj gazetarave. Në këtë takim janë ngritur shumë cështje rreth përmirësimit të sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe në cfarë mënyre PTHP-ja të jetë më shumë aktive në ndjekjen e atyre që kërcënojnë gazetarët dhe I shkelin të drejtat e tyre. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia